Moderatorja e sportit, Lei Kraja është një ndër femrat më të komentuara në showbiz-in shqiptar.

Ndërsa ishte e ftuar në emisionin ‘Why Not’, Lei gjatë lojës “E kam bërë, nuk e kam bërë kurrë”, ka treguar edhe një rast mjaft të sikletshëm. “A iu janë grisur rrobat në rrugë ose në transmetim?”-ka pyetur Roza.

Ndërsa moderatorja është shprehur se po i janë grisur pantollonat, ndërsa ka shtuar se pas ndjeshjes asaj i duhej të bënte edhe disa intervista.

“Rasti i fundit ndodhi kur isha tek stadiumi “Air Albania” ngrita këmbën dhe mu çanë komplet këtu, (tregon me dorë mes këmbëve) dhe më pas e sajova sepse kisha edhe intervista.”-është shprehur ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb