Një tjetër banor i pallatit që pritet të shembet në rrugën ‘Margarita Tutulani’ në Tiranë pohoi se ende pa u marrë vendimi nga gjykata, atyre i vjen urdhri për të lënë banesat.

Në një prononcim për mediat banori tha se përmes ekspertizave ishte rënë dakord që ky pallat mos të shembej.

“Pallati është shumë solid, i fortë, me të gjitha ekspertizat e inxhinierëve na u dha e drejtë se pallati nuk do shembje. E morëm këtë betejë para 1 muaj e gjysmë. E tani do zbatohet një vendim i vitit 2013, ai është ezauruar.

Ishte një VKM për zaptimet. Ka banorë që jetojnë që prej 45-ës. Unë kam 40 vite në këtë pallat. Të tjerë kanë ikur jashtë shtetit, apo dhe nga kushtet. S’na ka lënë kush që të zhvillohet kjo godinë, për shkak të problematikave. Ne kemi bërë ankimet tona nëpër instancat, jemi në proces gjyqësor. Është caktuar dhe data. Kalvari i pronësisë dhe i gjyqeve është 25-26 vjeçar. Presim. Nuk na njihet pronësia se kanë ndodhur këto gjëra, por jemi në gjyq. Këta nuk e pritën që të jepet masa e sigurisë nga gjykata, dhe ndërhyjnë tani. S’kemi asnjë ndihmë, asnjë zgjidhje nuk na është ofruar nga bashkia. Para 1 jave na nisën një njoftim. Bëmë ankimimet tona në drejtorinë e Policisë së Tiranës, te Krimi Ekonomi, te Antikorrupsioni, etj.”, tha banori.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: