Një shtetas egjiptian ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi u kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm. Në kuadër të operacionit policor “Perimetri” u arrestua në flagrancë i shtetasit A. M., 36 vjeç, banues në Aleksandri.

Shërbimet e policisë rrugore, kanë kapur në lagjen nr. 2, Pogradec, këtë shtetas, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Hyundai”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 300 euro për secilin, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb