Dy priftërinj, Atë Alejo Nabor Jimenez Juarez dhe Atë Jose Alfredo Juarez de la Cruz, janë gjetur të vrarë pasi janë rrëmbyer në shtetin e Veracruz të djelën e kaluar.

Dy priftërinjtë punonin në zonat rurale me banorët dhe i ishin kundërvënë kultivimit të bimëve narkotike nga kartelet e drogës meksikane duke u rreshtuar nga ana e të varfërve. Trupat e tyre janë gjetur në anë të rrugës. Me dy klerikët e fundit, shkon kështu në 14 numri i priftërinjëve të vrarë në vitin 2016 në Meksikë.

Konferenca ipeshkevore e Meksikës e ka dënuar ashpër këtë akt duke i quajtur ‘të poshtër dhe sakrilegë’ narkotrafikantët që kanë vepruar e vazhdojnë të veprojnë në këtë mënyrë, raporton Peregrinus. Shpesh në Meksikë e në vende të tjera, Kisha dhe meshtarët janë streha e fundit e shumë njerëzve në nevojë e që janë të dëshpëruar nga kushtet e jetesës apo të kapjes nga narkotrafiku.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: