TIRANË

Universiteti ‘Luarasi’ organizoi një leksion të hapur me studentë afganë të cilët janë strehuar në vendin tonë pas marrjes së pushtetit në Afganistan nga talebanët. Anni Dasho, zv/rektorja e Universitetit
‘Luarasi’ bëri një pasqyrim të universitetit dhe tha se numri i studentëve përgjatë viteve është rritur.

“Vetëm gjatë vitit akademik 2021 – 2022, numri i studentëve në vitin e parë bachelor krahasuar me një vit më parë u rrit me 26 përqind. Ndërsa numri total i studentëve duke përfshirë edhe ciktin e dytë të studimeve master u rrit me 23 përqind.

Mbi 80 përqind e studentëve janë punësuar rreth gjashtë muaj pas diplomimit. Ky standard është arritur falë partneritetit të Universitetit Luarasi me institucione të ndryshme publike dhe private, me partnerë lokalë dhe të huaj si dhe falë diplomave të besueshmerisë së lartë.

Edhe Dekani i Fakultetit Ekonomik në Universitetin Luarasi Mateo Spaho solli tek refugjatët në terma ekonomik se çfarë është menaxhimi i riskut.

“Menaxhimi i rriskut është procesi i identifikimit vlerësimit dhe kontrollit të kërcënimit ndaj kapitalit të një organizatë dhe fitimeve të saj. Këto rreziqe nxitën nga një sërë burimesh duke përfshirë edhe pasiguritë financiare, detyrimet ligjore, problemet teknologjike, gabimet e menaxhimit strategjik. Aksidentet dhe katastrofat.” tha Spaho.

Studentët afganë ndoqën edhe leksionet e përgatitura nga Dael Dervishi i cili është Drejtori ekzekutiv I Universitetiti ‘Luarasi’ si dhe nga pedagogia Ogerta Stroka. Gjatë vizitës në Universitetin ‘Luarasi’ studentët afganë patën edhe një takim me rektorin e Universitetit ‘Luarasi’ Et’hem Ruka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb