Një 20 vjeçare italiane është përdhunuar nga një i ri shqiptar në provincën e Pesaros teksa dilte nga një diskotekë në Cattolica, mbrëmjen e së shtunës që lamë pas.

Sipas mediave italiane vajza e quajtur Giulia është tërhequr me forcë në një rrugicë të errët dhe më pas është përdhunuar.

I riu shqiptar me banim në Vallefoglia (Pesaro) është punëtor në një kompani ndërtimi, dhe tashmë është arrestuar nga karabinierët e qytetit Romagna.

Gjithçka ndodhi pas mesnate në Corso Italia, ndërsa skenën e dhunës së pësuar nga Giulia e kanë rrëfyer për policinë, shoqja e 20-vjeçares, e cila ndërhyri në mbrojtje të saj por edhe vetë viktima.

“Është e shtunë, Giulia shkoi për të kërcyer me miqtë e saj. Në barin ‘Malindi Beach’ ai takon Alberton, një emër imagjinar. 22-vjeçari ndodhet me një grup shokësh, të gjithë bashkatdhetarë. Unë kam disa kohë në Itali, ata punojnë dhe e flasin mirë gjuhën. Të dy qeshin dhe bëjnë shaka. Në një moment Alberto i propozon Xhulias të dalë jashtë. Në rrugë ka më pak zhurmë dhe njerëzit bisedojnë më mirë. Të dy ndahen. Duket një histori si shumë të tjera, por është fillimi i një makthi”, thuhet në raportimin e mediave italiane.

Sipas tyre, Alberto e kapi me forcë Xhulian dhe e shtyu në parkingun e klubit, ku më pas nisi ta përdhunonte edhe pse e reja italiane ka refuzuar.

Ata të dy janë konfliktuar për disa minuta sipas asaj që 20-vjeçari u tregojë karabinierëve.

Ndërkohë 20-vjeçarja në dëshminë ka rrëfyer: “Isha duke i bërtitur, duke i lutur të ndalonte, të më linte të shkoja. Por ai nuk u ndal”.

Ajo arriti të shkëputet nga 22-vjeçari shqiptar me një goditje, teksa gjatë gjithë kohës ka qenë duke qarë dhe është paraqitur më pas në gjendje shoku në spitalin Infermi në Rimini. Mjekët kanë konstatuar dhunë seksuale dhe gërvishtje në trupin e vajzës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb