Fermerët e gjithë zonës së Devollit protestuan këtë të diel në afërsi të drejtorisë bujqësore në Devoll për rritjen e çmimit të naftës, plehrave kimike dhe për mungesën e tregut.

Në shenjë protestë fermerët kanë fikur mjetet bujqësore dhe kanë bllokuar një korsi të rrugës për të treguar edhe njëherë se rritja e çmimit të naftës ditëve të fundit e cila ka shkuar në 198 lekë të reja është një kosto e shtuar dhe e papërballueshme për ta.

Sipas fermerëve ata nuk po përballen vetëm me rritjen e çmimit të naftës por edhe me dyfishimin e çmimit të plehrave kimike të cilat janë të domosdoshme për prodhimet e tyre.

Duke mos gjetur mbështetje nga shteti fermerët kanë zgjedhur të bëjnë këtë protestë paqësore duke theksuar se në ditët në vijim do merre masa për përshkallëzim të protestave. Fermerët e qarkut të Korçës vitet e fundit po përballen edhe me mbetjen stok të prodhimeve duke bërë që shumë prej tyre të hedhin prodhimet apo të presin drutë frutorë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb