Disa orë pasi Aleanca per Teatrin u paraqit në Ministrinë e Kulturës per te dorëzuar nje kërkesë por ju mbyll dera, ka reaguar ministrja Elva Margariti.
Ne një postim ajo shpreh keqardhje për gjuhën e përdorur dhe thotë se erdhën pa kërkuar takim.
Aleanca do të dorëzonte një kërkesë sipas së cilës, në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ministria duhet të marrë truallin e Teatrit Kombetar.

Postimi i plotë

“🔴Keqardhje për gjuhën dhe sjelljen e përfaqësuesve të një grupi, që u paraqit sot te dera e Ministrisë pa asnjë kërkesë për takim.

🟢Në Ministrinë e Kulturës priten e përcillen me respekt të gjithë ata që dinë të trokasin, duke respektuar institucionin, qoftë kur kanë ide e projekte për të diskutuar, qoftë kur kanë ankesa apo kritika për të adresuar.
Nuk ndodh që t’i mbyllet dera askujt, sepse respekti i ndërsjellë është zanafilla e detyrës institucionale dhe qytetare.

🟢Sa për Teatrin Kombëtar, tanimë ka një vendim shumë të qartë të Gjykatës Kushtetuese, dhe ai vendim është vetëm për t’u zbatuar nga institucionet dhe per t’u respektuar nga të gjithë.

Pa përjashtim!”

Margariti
Margariti

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb