Transportonin me furgon 10 emigrantë nga vendet e treta, kundrejt pagesave 300-1000 euro/person, vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një tjetër rast të transportimit të kundërligjshëm të emigrantëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Midnight 13”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit T. M., 34 vjeç dhe A. P., 33 vjeç, të dy banues në Durrës.

Dy shtetasit e mësipërm u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në unazën e qytetit të Korçës, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Ersekës”, teksa po transportonin me një automjet (furgon), me drejtues shtetasin T. M. dhe pasagjer shtetasin A. P., kundrejt pagesave 300-1000 euro/person, 10 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin ilegal të kufirit, me destinacion final shtetet e BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan furgoni, dy celularë dhe një vlerë monetare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb