Detaje të reja për deportimin e gazetarit turk në Turqi, i cili u kthye nga autoritetet shqiptare. 26-vjeçari turk Ahmet Emre Olur është dëbuar nga vendi jonë në orën 02:00 të natës dje dhe është nisur për Turqi.

Avokatët e tij pretendojnë se autoritetet shqiptare jo vetëm që nuk pranuan kërkesën e shtetasit turk për azil politik, por as e protokolluan në komisariatin e Rinasit.

Avokatët pretendojnë se 26-vjeçari turk është gazetar opozitar në Turqi dhe për këtë arsye kërkoi azil politik në vendin tonë.

Ahmet Emre Olur u deportua nga autoritetet shqiptare me pretendimin se i ka kaluar afatin 2-vjeçar për të qëndruar në vendin tonë. Gazetari kërkoi azil politik pasi sipas tij, dëbimi nga Shqipëria mund të rrezikojë seriozisht jetën dhe njëkohësisht mund të diskriminohet për shkak të bindjeve politike në shtetin e origjinës.

Gazetari është shpallur në kërkim nga shteti turk pasi ka bërë disa kronika kundër qeverisë, ndërsa sipas avokatit të tij thuhet se i ka dërguar disa kërkesa shtetin tonë për azil, por nuk janë marrë parasysh, me arsyetimin se zyra e emigracionit është mbyllur.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb