TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen për depon moderne të barnave në QSUT. I shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, shefi i qeverisë u njoh nga afër për rëndësinë e këtij investimi, i cili siç tha edhe ministrja do të sjellë një ndryshim epokal në shërbimin spitalor.

Mes tjerash, Rama u shpreh se në spitalet e vendit ka mjekë dhe infermiere të devotshme, por nuk përjashtoi faktin se ka edhe nga ata të cilët siç theksoi Kryeministri na “turpërojnë”.

“Po dole në televizor do të thonë se: Ky është i FRESSH. Iu morën lekë ?, një pyetje kjo se edhe në spital në tërësi ka mjekë fantastikë dhe infermiere shumë të devotshme, por ka edhe nga ata që na turpërojnë. Për lentet e kemi bërë falas, se ndryshe do t’iu kushtonte 350 euro për një sy. Të shkuara dhe sytë e fortë se kalojmë kohë të vështira për të parë tamam.  Shyqyr që na përfaqëson se këtu qenka si me qenë skuadra e Erion Braçes”, tha mes tjerash Rama.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: