Policia e Gjirokastrës ka goditur një tjetër rast të tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Në pranga është vënë një 40-vjeçar, i cili u kap duke ndihmuar 6 emigrantë të paligjshëm.

Klandestinëve u kishte premtuar se kundrejt shumës prej 200 euro secilit do t’i sillte në Tiranë.

Njoftimi i policisë:
Goditet një tjetër rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
U kap duke ndihmuar 6 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, bie në pranga 40-vjeçari.
Sekuestrohet një automjet dhe një aparat celular.
Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX-it dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi A. Gj. u kap në vendin e quajtur “Ura e lumit” duke transportuar me automjetin tip “Benz”, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet dhe një aparat celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb