ITALI

Sipërmarrrësi kinez, Wu Yang i cili jeton në Itali është i pari që ka kryer vaksinën e Covid-19. 42-vjecari sapo është kthyer nga Kina ku dhe ka bërë vaksinën kundër koronavirusit.

Në një intervistë për të përditshmen italiane ‘La Nazione’ Wu Yang ka treguar se ai së bashku me gruan janë bërë pjesë e eksperimentit të vaksinës. Ai nuk përjashtoi që si ai dhe shumë qytetarë kinez, që jetojnë në Itali kanë shkuar në Kinë për të bërë vaksinën.

“Nuk përjashtoj që disa nga bashkëkombasit e mi të që jetojnë në Itali të kenë shkruar në Kinë por mendoj se janë shumë pak, sepse bileta e avionit kushton rreth 4 mijë euro, një udhëtim me të gjithë familjen është shumë e shtrenjtë” – shpjegon Yang.

“Në muajin mars kur kishte shpërthyer epidemia në Itali, së bashku me gruan dhe fëmijët u kthyem në Wenzhou në qytet me 3 milionë banorë në provincën e Zhejiang. Po ndiqnim me vëmendje atë që po ndodhte në Wuhan dhe menduam se edhe këto do të ndodhte e njëjta gjë dhe u kthyem në Kinë”-tha 42-vjeçari.

Në muajin gusht ai fut në listë për t’u regjistruar si vullnetar për vaksinën Sinovac. Ai u thirr menjëherë, pasi Pekini u jep përparësi njerëzve që duhej të ktheheshin në Evropë për punë. Menjëherë pasi u vaksinua ai u kthye në Itali, por fëmijët i la në Kinë pasi vaksinën e bëjnë vetëm moshat 18 dhe 60 vjeç.

“Vetëm njerëzit midis 18 dhe 60 vjeç mund t’i nënshtrohen vaksinimit, i cili ishte në një fazë eksperimentale në shtator,” shpjegon Yang, duke deklaruar se ai është mirë dhe nuk ka pasur ndonjë efekt anësor.

“Vetëm njerëzit midis moshës 18 dhe 60 vjeç mund t’i nënshtrohen vaksinimit, i cili shtator ishte në një fazë eksperimentale”-shpjegon Yang, duke deklaruar se ai është mirë dhe nuk ka provuar asnjë efekt anësor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: