Ka dhënë dorëheqjen ndihmësja e afërt e kryeministrit britanik, Boris Johnson, Allegra Stratton, pasi iu publikua një video teksa ajo ishte duke qeshur gjatë kohës ku qeveria ndërmori shtrëngim masash si pasojë e pandemisë.

“Me sjelljen time ula rëndësinë e rregullave, të njëjtat rregulla që të tjerët duhej t’u përmbaheshin.

Nuk ishte qëllimi im. Do të pendohem gjatë gjithë jetës sime”, tha para gazetarëve Stratton.

“Unë e kuptoj zemërimin dhe zhgënjimin e njerëzve. Kërkoj falje për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre, që ishin të vetmuar ose u munduan të mbanin bizneset e tyre. Më vjen shumë keq dhe po jap dorëheqje”, shtoi ajo.

Në një video që u shfaq në ITV, Allegra Stratton u shfaq në Doëning Street në vitin 2020 duke qeshur dhe bërë shaka gjatë përgatitjes së një konference të përditshme për shtyp.
Në një tubim në Doëning Street, dhjetëra miliona njerëz në mbarë Britaninë u ndaluan të takohen me familjen dhe miqtë në festimet tradicionale të Krishtlindjeve, madje edhe në funeralet e të afërmve të vdekur.

Pamjet u publikuan në një kohë kur qeveria britanike po rikonsideron vendosjen e kufizimeve të reja për të ndaluar përhapjen e variantit të ri Omicron.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb