Zbulohet biznesmeni në Lushnjë që iu sekuestruan 70 mijë euro dhe një makinë superluskoze me vlerë 100 mijë euro. Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se ai është Julian Sulo, 39 vjeç, i njohur ndryshe si “Juli i Pashakos”.

39-vjeçari është një emër i njohur për policinë dhe emri i tij figuron në disa ngjarje kriminale, ndoshta dhe i lidhur me vrasjen e tregtarit Besnik Hida mëngjesin e djeshëm në Lushnjë.

Mësohet se Sulo ka qenë i dyshuar për masakrën e 2017 në Lushnjë, ku u vra Zamir Latifi, nipi i 40-vjeçarit Besnik Hida dhe Jurgen Hoxha, miq të nipit të Aldo Bares Laert Haxhiut. Atë kohë Julian Sula u vetëdorëzua në polici, por u lirua më pas për mungesë provash.

Më 18 mars të viti të kaluar Julian Sulo u arrestua nga Policia e Lushnjës dhe FNSH-të e Fierit pasi nuk iu bind policisë ndërsa lëvizte me makinë të blinduar dhe i është gjetur një armë me 15 fishekë.

Policia iu vu në ndjekje dhe pas disa minutash, ai braktisi makinën si dhe hodhi armën që mbante, një pistoletë tip “Grand Power” Q 100, me 15 fishekë. Më pas Julian Sulo është munduar të largohet me vrap në rrugicat e qytetit, në lagjen “Gafur Muço”, por arratia e tij ka zgjatur shumë pak. 37-vjeçari lëvizte me një automjet të blinduar, tip “BMW”.

Një tjetër ngjarje është ajo e 11 qershorit 2016 kur Julian Sulo u plagos pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një pikë bastesh, në lagjen “Skënder Libohova”.
Lokali në fjalë ishte në pronësi të Arjan Aliços, i njohur ndryshe si “Arti i Braçes” një 53-vjeçar, i dënuar më parë për vrasje dhe që njihet si një nga ushtarët e Aldo Bares. Ai u qëllua me thikë rreth 20 herë dhe me leva aq sa u la si i vdekur buzë rruge dhe u shpëtua nga një kalimtar i rastit.

Sula nuk përmendi kurrë emrin e ushtarit të Aldo Bares si autor por Arjan Aliçko mori përsipër krimin dhe ndodhet në burg. Ndërkohë në 29 janar të këtij viti banesa e Arjan Aliços në lagjen “18 tetori” të Lushnjës u qëllua me armë zjarri por nuk pati persona të lënduar.

Sulo mbante armë dhe për këtë gjë ishte në dijeni edhe policia, pikërisht për shkak të ngjarjes ku mbeti i plagosur rëndë. Mësohet se Sulo e mbante armën për vetëmbrojtje, nga frika e një sulmi tjetër të mundshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb