Një mësues në Durrës, të cilit i është shkatërruar shtëpia nga tërmeti, i ka shkruar kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale, duke thënë se atë e familjen e tij po e zë dimri i dytë pa banesë.

Mësuesi Agim Muharremi, që jeton në Lalëz, shprehet se shtëpia e tij ka një vit që është dëmtuar nga tërmeti dhe banesa e tij nuk është rindërtuar, andaj po fle jashtë në çadër.

Kërkesa e tij është që të mund të ketë një shtëpi dhe të mos rrijë në çadër, pasi dimri po afron dhe koha ftohet.

  • foto galeri

Postimi i mësuesit Agim Muharremi:

Zoti Kryeministër, Edi Rama

Ne nuk jemi as të Partisë Demokratike ,as të Partisë Socialiste , por jemi qytetarë të Republikës së Shqipërisë , që kemi punuar 46 vjet duke përcjellë edukatë dhe dituri tek fëmijët e vendit tonë , nxënësit tanë .

Për këtë jemi dhe dekoruar në kohën e zotit Skënder Gjinushi etj . Ne sot kemi plot 12 muaj që jetojmë në çadër dhe ndihma brenda 24 orëve na erdhën nga vëllezërit kosovarë , turq , zvicerian dhe të tjerë ,por nga qeveria jonë ka ardhur vetëm 1 herë një ndihmë simbolike .

Ne nuk jemi në hall të madh për ndihma , por duam që të jetojmë në një shtëpi sepse dimri i dytë po afrohet dhe gjë nuk po shikojmë me sy.

Ne që ju shkruajmë kërkojmë që dimri i dytë që po afron mos na zëri pa shtëpi .

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: