Një çift invalidësh në Korçë kanë mbetur në qiell të hapur, pasi banesa e tyre u shkrumbua nga zjarri. Ngjarja ndodhi në fshatin Kuç i Zi. Zjarri i rënë mbrëmjen e së hënës shkrumboi totalisht shtëpinë e tyre ndërsa falë reagimit të shpejtë te bashkëfshatarëve ata i shpëtuan flakëve.

Jeta Dyli rrëfen momentin e ngjarjes teksa thotë se zjarri nisi nga mbrapa godinës ndërsa të dy ajo dhe bashkëshorti ndodheshin brenda. Ndërkaq ajo shton se familja e tyre që trajtohen me pension invalidi e kanë të pamundur të kryejnë rikonstruktimin e banesës së djegur dhe ajo dërgon apel tek shteti.

Komshinjtë e të moshuarve shprehen të tronditur për ngjarjen teksa tregojnë dhe momentet kur banesa ishte përfshirë nga flakët. Ndër të tjera ata flasin dhe për familjen e invalidëve të cilët e kanë ndërtuar banesën me vështirësi të mëdha. Tashmë invalidët ngelën në mes të rrugëve në këtë fillim dimri, ndërkohë që fqinjët e tyre i bëjnë apel shtetit që t’i vijë në ndihmë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: