FUSHE BULQIZE

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Fushë Bulqizë. Një fëmijë ka ndërruar jetë ndërsa motra e tij, është plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit të një grante, në vendin ku të miturit ishin duke luajtur.

Ngjarja është shënuar në fashtin Koçaj- Fushë Bulqizë, kur dy fëmijë të mitur (motër dhe vëlla, 9 dhe 11 vjeç)  kanë gjetur një granatë  në një përrua. Dyshohet se granata ka shpërthyer ndërsa fëmijët kanë qene duke luajtur. Për pasojë, i mituri 11-vjeçar  ka humbur jetën ndërsa e motra është transportuar në gjendje të rëndë për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Granata Ne Bulqize
Granata Ne Bulqize

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Koçaj- Fushë Bulqizë, dy fëmijë të mitur (motër dhe vëlla, 9 dhe 11 vjeç)  kanë gjetur një granatë  në një përrua , të cilët duke luajtur dyshohet se granata ka plasur ku për pasojë i mituri 11-vjeçar  ka humbur jetën ndërsa e motra është transportuar  për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb