Detaje të reja zbardhen nga të shtënat me armë zjarri në Shkodër.

Mësohet se është qëlluar me breshëri plumbash drejt makinës së 30-vjeçarit Fatjon Harusha.

Shënjestra e atentatit mësohet se është kushëriri i deputetit të Partisë Socialiste në Shkodër, Luan Harusha.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar. Ndërkohë që policia ka shoqëruar disa persona dhe vijon krehjen e zonës për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb