SERBI
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zbuluar një detaj i cili tregon se çfarë i kishte ndodhur me homologun kosovar, Hashim Thaçin gjatë një takimi në Bruksel
Në një intervistë për “TV Pink”, ai u shpreh se në takimet me Thaçin shumicën e rasteve flasin dhe bisedojnë në gjuhën angleze , por kur situata kalon kufijtë e normales, siç tha ai, biseda mes tyre vijon në gjuhën serbe.
“Flasim në anglisht, ndërkohë që kur vjen afër ndonjë përplasje verbale… atëherë kalojmë në serbisht”, tha Vuçiçi.
Presidenti Vuçiç shprehet mes tjerash se të dy politikanët kanë qenë afër një përplasjeje fizike, por e gjithë kjo situatë KA kaluar shpejt.
“Njëherë ishim afër përleshjes fizike. Hajredin Kuçi iu sul Ivica Daçiçit, ndërsa unë atiJ, por gjithçka përfundoi shpejt”,shtoi Vuçiçi.
(n.m/BalkanWeb)