Reperi i njohur shqiptar Azet është bërë pjesë e një incidenti të shtunën, të regjistruar në Vjenë të Austrisë.

Burime për “Abc News” bëjnë të ditur se Azeti ka dhënë një koncert të madh, ku pjesëmarrës kanë qenë me qindra njerëz. Pas përfundimit të koncertit, janë shënuar të shtënat e armëve.

Pas përfundimit të koncertit, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Qytetarë të huaj janë munduar ta sulmojnë eskortën e artistit dhe kanë goditur me armë. Sakaq, raportohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Mirëpo, duket se kjo ngjarje ka ndikuar shumë te Azeti, i cili thuhet se nuk është në gjendje të mirë emocionale.

Më poshtë janë pamjet nga koncerti dhe nga momenti kur artisti tentohet të sulmohet:

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb