Një ditë pas atentatit me 3 të vrarë në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku humbi jetën Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata, këngëtari Stresi bën veprimin e papritur.

Duke qenë se Martinaj ishte shok i ngushtë me këngëtarin, ky i fundit ka anuluar koncertet e tij.

“I kërkoj ndjesë publikut, i kërkoj ndjesë të gjithë clubeve ku do performoja, por anuloj çdo aktivitet timin. Kam nevojë për qetësi”, shkruan Stresi në rrjetet sociale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: