TIRANË

Bashkia e Mallakastrës ka vendosur të ndihmojë ekonomikisht familjen e 26-vjeçarit Indrit Çela që u vra teksa ishte në punë më 22 gusht në një familje në Tiranë duke rregulluar kondicionerin. Vrasja dhe historia e Indrit Çelës kanë ardhur sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 ku janë trajtuar gjerësisht.

Me ndërhyrjen e stafit, në emision ka ardhur edhe zëri i bashkisë së Mallakastrës ku jeton familja e të riut të vrarë, dy prindërit që nuk kanë asnjë të ardhur.
Zamir Malasi, nënkryetari Bashkisë Ballsh tha se është gati vendimi që do të miratohet në mbledhjen e radhës për heqjen e shpenzimeve të ceremonisë mortore të 26-vjeçarit dhe prindërve do iu lidhet një ndihmë ekonomike.

“Ngushëllime familjes. Natyrisht që ndihmesa e bashkisë Mallakastër nuk do mungojë. Kemi gati projekt vendimin dhe do mbulojmë shpenzimet e ditës së varrimit që do të miratohen në mbledhjen më të parë. Dhimbjen shpirtërore nuk mund ta lehtësojmë por të paktën atë ekonomike. Do trajtohen me ndihmë ekonomike dhe do plotësojmë dokumentacionin për një ndihmë ekonomike jo në atë më modeste. Do jemi në kontakt për t’i dhënë ndihmë familjes me çdo gjë që kemi në dorë”, tha Malasi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb