Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike në Skrapar, ndërkohë që në pranga kanë rënë dy vëllezër. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë Emiljano dhe Ardenis Rama.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa pranë tokës në pronësi të këtyre shtetasve në fshatin Barçë. Gjithashtu, në banesën e shtetasit E. R. u gjetën fara të dyshuara cannabis sativa dhe një radio dore komunikuese.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb