Një mbledhjen e Komisionit të Sigurisë këtë martë, ishte i pranishëm një përfaqësues i Institucionit të Shërbimit Informativ Shtetëror, ku u pyet nga deputetët lidhur me një rrogë marramendëse, që iu zbulua një punonjësi të Shish, gjatë publikimit të skandalit të pagave.

Sot në komisionin për Sigurinë Kombëtare, është në shqyrtim në parim projektligji “Për trajtimin financiar të punonjësve të Shërbimit Informativ të Shtetit pas ndërprerjes së marrëdhënieve të punës”.

Por në Komision nuk ishte paraqitur drejtori i SHISH, por përfaqësues të tij.

Kjo ka bërë që deputeti i PD-së, Ervin Salianji të kërkojë shtyrjen e shqyrtimit të projektligjit, deri kur “titullari i SHISH të gjejë kohën dhe të vijë”.
Përfaqësuesit e SHISH: Nuk ishte e mundur prania e titullarit tonë, përfaqësuesit e SHISH do jenë të gatshëm të japin përgjigje.

Ervin Salianji: Nuk e di çfarë ka më të rëndësishme drejtuesi i SHISH një herë është kjo kërkesë sidomos që bëhet fjalë për trajtimin financiar të punonjësve, se ne kemi pyetje që lidhen me këtë projektligj e që titullari i institucionit ka përgjegjësinë më të madhe të ngarkuar nga ligji.
Përderisa është projektligj i vjetër, ka mbetur në sirtarët e Kuvendit e është vetëm për ceshtje kohe, e shtyjmë kur të ketë kohë, e të mbajmë qëndrim politik.
Kjo është çështje që do një qëndrim të qartë e saktë që ka të bëjë me vizionion e drejtimit të zotërisë në krye të shërbimit se mbase mund të kërkojë më shumë trajtim financiar për punonjësit drejtuesi se sa vartësit e tij.
Kështu që e shtyjmë mbledhjen e mblidhemi herë tjetër e për të sqaruar publikun për këtë vendimmarrje, pse ndodh tani, edhe nëse ka të bëjë kjo me vendimmarrje që priten të merren në këtë institucion.

E shtyjmë besoj kur të ketë kohë, madje këtu janë përfaqësues të popullit, janë më shumë se 20 që vijnë për të dëgjuar dhe mendimin e SHISH drejtuesi i institucionit nuk gjen vend ta lëmë ta zgjedhë kur të dojë e mblidhemi ne i vihemi në dispozicion që në vend të japin këta llogari…

Nasip Naco: Besoj që kjo pikë nuk mbaron sot, në seancën tjetër drejtori do ketë gjithë kohën e nevojshme, varet nga vlerësimi që i bën.

Ervin Salianji: Nëse e keni lajmëruar dje është problemi i komisonit.

Nasip Naco: Njoftimi është bërë në kohën e duhur, s’kam ndërmend të nis komision hetimor apo të bëj kallëzim apo hetim administrativ, besoj duhet të nisim të dëgjojmë. As nuk është nënkuptuar pale për ta kërkuar.

Përfaqësuesja e SHISH: Qëllimi i projektlgjit është trajtimi me dinjitet i punonjësve që ndërpresin marrëdhënien financiare të punës kur arrijnë 57 vjec, para kohës për dalje në pension të plotë që përkon me 65 vjet për burrat e 61.5 për gratë.
Shihet si mundësi për ta rivitalizuar institucionin e për të rekrutuar mosha të reja me energji të re e për ecifencë më të lartë për realizimin e shërbimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb