Ivan Balliu është kthyer të jetë në dispozicion të Rayo Vallecano. Mbrojtësi shqiptar mori karton të kuq para pak ditësh pas një ndërhyerje të ashpër, duke bërë kështu që në sfidën e  fundit të ishte i pezulluar. Tashmë, ai e sheh veten sërish titullar te Rayo, në një takim tejet të vështirë.

Ekipi i Iraola ka në program transfertën ndaj Barcelonës, pas pak minutash. 30 vjeçari i Kombëtares kuqezi, Balliu ka qenë protagonist absolut për ekipin e tij këtë vit futbollistik, pasi ka marrë pjesë në 30 takime. Ky është sezoni i tij i parë me këtë fanellë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb