Modelja Ivana Knoll është po aq protagoniste në Katar sa vendi i saj Kroacia, që tashmë ka arritur në gjysmëfinale të Kupës së Botës dhe do të përballet kundër Argjentinës së Lionel Messit.
Ish-miss Kroacia po merr një vëmendje të madhe në Botërorin e Katarit, duke shfaqur hiret e saj në çdo ndeshje të nënkampionëve të botës. Së fundmi u përfol në mediat rozë se ajo do të pozonte nudo nëse Kroacia do të fitonte Botërorit, duke përmendur fjalët:
“Nëse ndodh, flamuri im do të bjerë poshtë…”. Gjithsesi mbështetjsa e flaktë kroate reagoi duke thënë se nuk është e vërtetë, e cila me anë të një postimi në Instagram shpjegon se ishte një lajm i rremë.
“Shpifje! Gënjeshtra në media. Nuk do ta heq bluzën nëse Kroacia fiton Botërorin. Nuk do të dal nudo nëse Kroacia fiton Kupën e Botës. Faleminderit!”, – shkruan Ivana, e cila tashmë ka prenotuar vendin në shkallët e stadiumit për të ndjekur sfidën Kroaci-Argjentinë.
(BalkanWeb)