Ivanka Trump ka qenë në Greqi ditët e fundit. Pasi vizitoi Akropolin dhe Delfin, ajo udhëtoi edhe në Hidra.

Vajza 41-vjeçare e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, ndan në rrjetet sociale shumë foto nga udhëtimi i saj me bashkëshortin e saj, Jared Kushner.

Këtë herë ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një sërë fotosh nga ishulli.

Në mbishkrimin e postimit të saj, ajo shkroi: “Gjatë pandemisë unë rilexova Odisenë dhe u dashurova përsëri me poemën epike të Homerit ✨✨ (më pëlqeu shumë përkthimi i Robert Fitzgerald).

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ecja në gjurmët e Odiseut ditët e fundit ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme ~ rrënojat e lashta dhe peizazhet mitike u gjallëruan para syve të mi ndërsa eksploroja këtë tokë të lë pa frymë.’

“Faleminderit, Greqi”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb