Sekretari i PD për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso ka folur në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 për ‘ekipin’ e ri që partia e tij do të ballafaqohet në zgjedhjet e 25 prillit.

Kaso thotë se PD është në hapje, dhe për këtë siguron që do ketë edhe prurje të reja nga jashtë, jo vetëm prej bazës apo strukturave.

Ai thotë se një parti e madhe që synon qeverinë duhet të ketë edhe prurje të reja dhe për këtë do të ketë edhe në listën përfundimtare.

Sipas Kasos PD me listën përfundimtare mund të krijojë një përfaqësim me figura të rëndësishme.

”E vërtetë që ka patur dhe ka një hapje të PD për prurje të reja, jo vetëm nga kontributet brenda, të jetës aktive. Por edhe nga bota akademike dhe fusha të tjera. Baza nuk i njeh dhe nuk i ndjen si pjesë të saj, dhe strukturat kanë arkivat e saj. Pra ka tendencën për të votuar ata që ka në krah.

Por si një partie e madhe duhen prurje të reja. Pres që ky proces, me listën përfundimtare të ketë prurje nga jashtë.”- tha Kaso.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb