Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, tha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se formulari që plotësojnë kandidatët për deputetë të PD është i vlefshëm vetëm 3-4 ditë sa të bëhet votimi i tyre nga anëtarësia.

“Formulari vlen 3-4 ditë, deri në momentin që kandidati votohet brenda degës”, tha Kaso.

Më tej, ai theksoi se PD po bën një proces pastrimi të figurave të kontestuara në të gjithë vendin, siç nuk ka ndodhur nga asnjë parti më parë.

“Ky votim që po bëhet në PD është i pari që bëhet në vendin tonë. Britanikët e kanë përshëndetur këtë proces në PD. Është menduar që listës së PD t’i bëhet një filtrim nga komisioni dhe më pas kjo listë të kalojë në shkurtim, ku i jepet mundësi çdo zgjedhësi të shprehë mendimin e tij me votë. Ky është një proces katarsis filtrimi brenda partisë, që s’e ka bërë asnjë parti tjetër. Ky proces kishte synim të shmangte pakënaqësitë në parti, duke pastruar emrat e kontestuar”, u shpreh Kaso.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: