TIRANE – Sipas Partisë Demokratike, “të zgjedhurit e Edi Ramës po përdorin truke sa kriminale dhe qesharake për ti shpëtuar dekriminalizimit”. Në një deklaratë për mediat, sekretari i PD për Zgjedhjet, Ivi Kaso, tha se kryebashkiaku i Kavajës u thotë autoriteteve gjermane, të japin të dhëna për Elvis Ervin Roshin, pasi me këtë emër të sajuar, atij nuk i del asgjë.

“Kemi dëgjuar shumë variante për emrin e kryetarit të Bashkisë së Kavajës, por së fundmi, ai ka nxjerrë një të ri, ku i ka përmbledhur gjithë identitetet në një, duke iu drejtuar autoriteteve gjermane. Në këtë shkresë, i zgjedhuri i Ramës e ka emrin Elvis-Ervin. Mbiemri mbetet po ai, Roshi. Pra Roshi i Ramës, i thotë autoriteteve gjermane, të japin të dhëna për Elvis Ervin Roshin. Sigurisht, me këtë emër të sajuar, atij nuk i del asgjë. Pse kryetari model i Edi Ramës, nuk i drejtohet autoriteteve gjermane me emrin Ervin Roshi që ka pasur deri në vitin 2002, siç e pranon edhe vetë në formularin e vetëdeklarimit, kur dhe është dëbuar nga gjykata. Ndërkohë që ne presim të dhëna të tjera, nga vende të tjera të Europës për Roshin e Ramës, prokuroria duhet të veprojë me shpejtësi në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, për të verifikuar fshehjen e të dhënave dhe truket e manipulimet e tjera që ky dhe të tjerë të zgjedhur të Edi Ramës po përdorin për të shmangur ligjin. Dekriminalizimi është i pashmangshëm. Pastrimi i politikës nga krimi dhe të inkriminuarit do të bëhet, me çdo kusht e me çdo mjet.”- deklaroi Ivi Kaso.

Elvis Roshi

REAGON KRYEBASHKIAKU I KAVAJËS: BALTA NUK ME NDAL PËR TË PUNUAR
Pas akuzave të PD-së, kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi reagoi në faqen e tij në “Facebook”, duke theksuar se balta që po hidhet ndaj tij nuk e ndal për të punuar. Sipas Roshit, kjo ishte gallata e radhës e SHQUP-istave.

“Përfundimisht gallata s’ka të sosur me Shqup-in dhe Shqup-istat. Sapo doli kllouni i radhës në foltoren e deshtakëve, një pseudo-jurist me emër limonate (Ivi) dhe me akuzoi që i kam bërë truke drejtësisë gjermane sepse i kam kërkuar kartelë penale duke bashkuar emrin Elvis dhe Ervin. Këta personazhe bëjnë opozitë duke më konsideruar më inteligjent se gjithë sistemi i drejtësisë së vendit me të fuqishëm të kontinentit.”- shkruan Roshi.

“Për atë dhe për gjithë Shqup-istat e interesuar, më poshtë keni:
1- deklaratën e limonatës
2- praktikën e letrave në gjuhën shqipe të cilat janë nën emrin tim, Elvis
3- certifikatën time
4- kërkesën ku i kërkoj të ma kthejnë përgjigjen në emrin, Elvis
5- praktikën e letrave në gjuhë gjermane ku kam firmosur dhe kam vulosur nën emrin Elvis
6- vërtetimet e noterit
Ju bej me dije se balta nuk më ndal për të punuar por aman balta nuk është aspak e shëndetshme për mua që marr çdo ditë lajme shpifëse për veten nga mëngjesi deri në darkë.”- shkruan Roshi.

13325677_1048546168561014_3231057169729905308_n 13244606_1048546131894351_3100655670985890871_n 13307244_1048546088561022_8737105149309144831_n 13315402_1048560141892950_4748824301209789202_n 13260005_1048545925227705_2616218022851577129_n 13321733_1048545788561052_8389159812358571255_n 13260127_1048545598561071_8546851831145450593_n
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: