Ivica Daçiç është zgjedhur kryetari i parlamentit të shtetit të Serbisë.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Daçiç, ka marrë besimin e plotë të deputetëve për të udhëhequr këtë institucion shtetëror, raporton b92.

Nga 226 deputetët e pranishëm në seancën konstituive, vetëm një prej tyre ishte kundër liderit të SPS-it, gjersa 225 votuan pro.

Deputetët nga lista “Lugina e Bashkuar – SDA”, të cilët njoftuan më herët sot se nuk do të mbështesnin liderin Socialist, nuk morën pjesë në votim.

Zgjedhja e Kryetarit të Parlamentit u bë me votim publik, pra me thirrje individuale të deputetëve.

Ndryshe, Daçiq ishte kandidat i vetëm për kryetar të kuvendit i propozuar nga partia fituese të zgjedhjeve parlamentare serbe, SNS-ë, të cilën e udhëheq presidenti, Aleksander Vuçiç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb