Askush nuk ishte përgatitur për këtë pandemi që preku jo vetëm shëndetin në tërësi, por shoqërohet edhe me dukuri psikologjike e sociale. Fëmijët kanë nevojë për një përkujdesje të specifikuar nga specialistë të fushave përkatëse. Logopedët janë një hallkë e domosdoshme e këtij zinxhiri funksional. Në një lidhje përmes Skype me logopeden Kleona Çaushi në “News 24” në “Vila 24” me moderatoren Androniki Kolka, u bisedua mbi nevojën e ruajtjes së rutinës së përditshme tek fëmijët me qëllim që të ruhet stabiliteti.

Çaushi jeton në SHBA me familjen e saj dhe vajzën e vogël Amel të cilën e ka bërë personazh të një faqeje në rrjete sociale, “Theartofplay” ku tregon çdo ditë ide për prindërit si t’ua bëjmë fëmijëvë sa më të gëzuar ditën, por edhe t’u mësojnë të vegjëlve praktika të ndryshme të jetës së përditshme. “U lidha direkt me edukatoret për oraret e ushqimit në kopsht. Kjo është për të gjithë prindërit, të krijojnë ambient të sigurtë e të qetë.

Të prindërojmë me durim. Duhet t’u japim sa më pak direktiva e t’i lënë të lirë!”-thotë Çaushi, duke shtuar se kujdes duhet treguar sidomos për fëmijët me aftësi ndryshe. Më tej ajo tregon se gjatë daljes nën masa të rrepta higjenike, maska e doreza dhe ruatjes së distancave fizike në SHBA, jeta ka ndryshuar. E punësuar si specialiste në Departamentin e Edukimit Special në shkolla, ajo thotë se lindi nevoja që të ushtronte profesionin on line, në rol mbështetës për nxënësit. Gjatë postimeve të saj në rrjete sociale ka foto ilustruese se si fëmijët të bëjnë figura gjeometrike me mbetje kartoni, të bashkojnë figurat gjeometrike dhe rrathë që të nxiten të vegjelit të numërojnë.

Pyetjes së moderatores, Kolka se çfarë duhet të bëjnë prindërit që fëmijët t’i dëgjojnë, logopedja thotë se edhe e bija nuk është fëmijë shumë i dëgjuar, me humor e cilëson si fëmijë “bos” që nuk i pëlqen të marrë urdhëra, por aktivizohen së bashku të tre, në aktivitete në familje. Biseda është shoqëruar me video ku vajza e vogël gatuan kek për mamanë dhe babain e saj. Në fund, ajo ka përshëndetur të afërmit në pamundësi për t’i takuar nga afër për shkak të ruajtjes së distancës, ku edhe e vogla e saj e kishte vuajtuar, duke e kompensuar me një vizatim domethënës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb