Ashtu si javën e kaluar, edhe këtë të diel pensionistët dhe prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç kanë mundësi të shijojnë lirinë.

Liridalja për moshën e tretë zgjat deri në orën 10:00 paradite, ndërsa prindërit dhe fëmijët nën 14 vjeç do të kenë mundësi të lëvizin nga ora 11:00 paradite deri në 17:30 pasdite.

Asnjë biznes nuk është i hapur ditën e sotme, duke patur një mbyllje totale, ndërsa duke filluar nga dita e nesërme do të fillojnë lehtësimet edhe për disa biznese të tjera.

Kështu, të hënën do të mund të rifillojnë aktivitetin e tyre parukeritë, berberët, klinikat dentare dhe dyqanet në qendrat tregtare, por duke ruajtur distancimin social dhe me vetëm 1 klient apo pacient në radhë. Gjithashtu, është planifikuar që brenda qarqeve automjetet do të lëvizin pa autorizim, nga ora 05:00 deri në 17:30.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb