Është izoluar zjarri në parkun Kombëtar të Prespës, që përfshiu disa zona ditën e djeshme.

Gazetarja Lorena Kodra, raporton për “BalkanWeb”, se zjarri përfshiu rreth 10 ha sipërfaqe toke, nga të cilat 7 janë djegur plotësisht. Në operacionet për shuarjen e flakëve janë përfshirë forca nga të dyja shtet, pra si nga Shqipëria dhe nga Greqia.

Më tepër se 100 forca të zjarrfikësve të Pustecit, Korçës e Devollit, Adzm, bashkisë së Pustecit, si edhe ndihma nga autoritetet greke me avionë për ndërhyrjen nga ajri.

Sipas autoriteteve greke zjarri si fillim ka përfshirë masivin pyjor në pjesën Shqiptare dhe më pas për shkak edhe të erës së fortë është përhapur edhe në zonën e Follorinës.

Nga shteti grek janë angazhuar për izolimin e zjarrit 50 forca zjarrfikëse me dy grupe këmbësorësh shtatë automjete zjarrfikëse dhe dy avionë nga ajri.

Zjarri ka rënë paraditen e së hënës ndërsa policia po punon ende për zbulimin e shkaqeve ndërsa dyshohet të jetë i qëllimshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb