Dibra është një prej qarqeve më të prekur nga reshjet e borës e për pasojë janë shfaqur problematika të ndryshme, kryesisht në bllokimin e rrugëve. Fshati Gryknok është një nga fshatrat e izoluar për shkak të borës, trashësia e të cilës arrin në 50 cm.

Banorë ndodhen të bllokuar pasi rrugët janë të pakalueshme dhe kanë bërë apel për ndihmë. Ata kanë kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve pasi nuk kanë as rezerva ushqimore të mjaftueshme, për më tepër që në rast të emergjencave shëndetësore nuk kanë mundësi të lëvizin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb