JERUZALEM- Akte të shtuara dhune kundër izraelitëve nga ana e palestinezëve janë shënuar sot në Cisjordaninë e pushtuar, para vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, i cili do të vërë theksin tek qetësia dhe vetëpërmbajtja ndërsa shtohen rastet e dhunshme të cilat kanë shkaktuar më shumë se 100 të vdekur që prej fillimit të muajit tetor.

Dy palestinezë, në mesin e së cilëve një adoleshent 16-vjeçar u vra, ndërsa forcat e sigurisë dhe civilë izraelitë kanë ndërhyrë për të parandaluar sulme me armë të ftohta.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu konfirmoi se agresorët kanë vepruar më vete. “Ky akt nuk ka lidhje me terrorizmin e kryer nga organizatat”, theksoi ai.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: