Dhjetëra mijëra izraelitë demonstruan dje në mbarë vendin për të kundërshtuar reformat gjyqësore të planifikuara nga qeveria e krahut të djathtë.

Të premten pati përleshje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve pas një demonstrate përpara rezidencës private të kryeministrit, Benjamin Netanyahu, në Cezare.

Disa demonstrues u arrestuan, duke përfshirë një organizator kryesor të protestës.

Kundërshtarët e reformës në drejtësi akuzuan policinë për dhunë.

Koalicioni i djathtë i Netanyahu kërkon të kufizojë ndikimin e gjykatës supreme kombëtare përmes reformës së gjyqësorit, duke akuzuar gjykatat për ndërhyrje të tepruar në vendimet politike.

Megjithatë, kritikët i shohin reformat si rrezik për ndarjen e pushteteve dhe dëmtim të demokracisë së Izraelit.

Protestat kundër reformave janë mbajtur prej muajsh. Planet e qeverisë fillimisht u ngrinë në mars, pas kritikave të forta në Izrael dhe jashtë saj.

Megjithatë, përpjekjet e presidentit, Isaac Herzog për të ndërmjetësuar mes qeverisë dhe opozitës dhe për të gjetur një kompromis deri më tani kanë dështuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb