Një dozë e katërt e vaksinës kundër koronavirusit nuk ofron një mbrojtje shtesë kundër Omicron, sipas një studimi në Izrael.

“Rritja e niveleve të antitrupave përmes vaksinave ‘Moderna’ dhe ‘Pfizer’ është pak më e lartë krahasuar me vaksinën e tretë përforcuese”, tha Gili Regev-Yochay, drejtoresha e njësisë së sëmundjeve infektive në Qendrën Mjekësore Sheba të Tel Avivit, e cila drejtoi kërkimet.

Megjithatë, “pavarësisht rritjes së nivelit të antitrupave, doza e katërt e vaksinës ofron vetëm një mbrojtje të pjesshme kundër virusit”, shtoi ajo.

Regev-Yochay tha se, infeksione të reja po vëreheshin gjithashtu te personat që ishin vaksinuar me të katër dozat.

Ajo theksoi se rezultatet ishin paraprake dhe për këtë arsye nuk dha shifra më të sakta.

Rreth 150 pjesëmarrës në studim kryen një dozë të katërt të vaksinës ‘Pfizer-BioNTech’ dy javë më parë. Një javë më parë, 120 pjesëmarrës të tjerë kryen një dozë të katërt të vaksinës ‘Moderna’ pas tre dozave të ‘Pfizer-BioNTech’.

“Kjo është prova e parë në mbarë botën që studion dozën e katërt me vaksina të kombinuara. Pas një jave, rezultatet e të dy grupeve ishin shumë të ngjashme”, tha Regev.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb