Izraeli njoftoi sot fundin e detyrimit të mbajtjes së një maske në vendet publike të mbyllura, një prej masave të fundit në fuqi në shtetin hebre në kuadër të luftës kundër pandemisë nga COVID-19.

“Detyrimi për të mbajtur një maskë është anuluar duke nisur nga e marta 15 qershor”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në një komunikatë.

Izraeli ka lehtësuar që prej fillimit të qershorit kufizimet shëndetësore për banorët, por kishte ende në fuqi masa drastike për vizitorët e mbërritur nga jashtë.

Izraeli ndërmori në fund të dhjetorit një fushatë të gjerë vaksinimi në kuadër të një marrëveshjeje me gjigantin farmaceutik Pfizer, i cili i ka livruar miliona doza në këmbim të të dhënave për efektet e vaksinimit në këtë vend që disponon banka të të dhënave mjekësore digjitale në popullsinë e saj//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb