Një grua e moshuar është vrarë në Izrael dhe një palestinez akuzohet për vdekjen e saj.

Trupi i Mussa Zarzur, një palestinez 28-vjeçar i dyshuar se ka rrahur për vdekje një grua hebreje 85-vjeçare, dje në qytetin e afërt të Holon, u gjet pa jetë në një shtëpi në qendër të Tel Avivit. Këtë e ka bërë të ditur televizioni publik Kan.

Mbrëmë Zarzur ishte objekt i një kërkimi të madh në Izrael dhe Bregun Perëndimor, ku ai jetonte. Kryeministri Lapid shkroi dje në twitter për të: “Ai është një terrorist i neveritshëm dhe frikacak, i cili vrau një grua të moshuar të paaftë për të mbrojtur veten. Do ta kapim”. Më pas u tha se burri “u vetëvar”.

Ajo që policia izraelite e cilësoi si “sulm terrorist” ndodhi pasditen e djeshme kur palestinezi doli nga një kantier ndërtimi ku ishte i punësuar rregullisht dhe sulmoi me shufër të moshuarën, duke e goditur vazhdimisht në kokë.

Sot në mëngjes trupi i burrit u gjet i pajetë në qendër të Tel Avivit. Anëtarët e familjes së tij, të cilët jetojnë në Kalkilya (Bregu Perëndimor), megjithatë, kanë përjashtuar mundësinë që ai të ketë kryer vetëvrasje.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb