Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi dje ndërtimin e 800 njësive të banimit në vendbanimet e Bregun Perëndimor të pushtuar, pak ditë para betimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden, një kritik i kolonizimit izraelit.

 

Në fushatën elektorale për zgjedhjet legjislative të 23 marsit, Netanyahu urdhëroi përparimin e ndërtimit të afërsisht 800 njësive banimi në Judea dhe Samaria, sipas emrit biblik të përdorur në Izrael për të caktuar Bregun Perëndimor, territori palestinez i pushtuar që nga viti 1967 nga ushtria izraelite, sipas një deklarate nga zyra e kreut të qeverisë.

Sipas ligjit ndërkombëtar, këto vendbanime në territoret e pushtuara palestineze konsiderohen të paligjshme.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb