Kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu tha se  kishte telefonuar Yossi Cohen, drejtorin e përgjithshëm të shërbimit sekret izraelit, Mossad, për ta falënderuar “për ndihmën e dhënë nga ky institucion për normalizimin e marrëdhënieve me shtetet e Gjirit në këto vite”.

”Kjo çoi edhe në traktatin e paqes me Emiratet e Bashkuara Arabe”, tha Netanyahu.

Nuk është më një mister fakti që Cohen, sipas medias, ka vizituar fshehurazi Emiratet,  disa herë kohët e fundit, për të arritur normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe se ai ishte personazhi kryesor nga ana e Izraelit për të ndërtuar marrëveshjen.

Ndërkohë, edhe bashkëpunimi midis dy vendeve në luftën kundër koronavirusit duket se kanë qenë një forcë lëvizëse.

Nuk është rastësi që në tekstin e marrëveshjes është shprehur fakti se ”Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të përshpejtojnë bashkëpunim për trajtimin dhe zhvillimin e një vaksine”.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb