Një ish-ministër izraelit u dënua sot me 11 vite burg, pasi u shpall fajtor për spiunazh në favor të Iranit, armik i betuar i shtetit hebre, njoftoi prokurorja Geoula Cohen në përfundim të seancës dëgjimore me dyer të mbyllura.

Gonen Segev, ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës mes viteve 1995-1996 u akuzua se i kishte dhënë Iranit mes periudhës 2012 dhe qershorit 2018, në kohën kur jetonte në Nigeri, informacione mbi vendndodhjen e zonave të ndjeshme izraelite si dhe emrat e disa zyrtarëve.

Gonen Segev, i pranishëm në seancën dëgjimore u dënua pasi u shpall fajtor në bazë të një marrëveshje paraprake të arritur ndërmjet palës së mbrojtjes dhe akuzës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb