Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë një prove në fabrikën e raketave në Izrael.

Tani për tani, nuk ka asnjë informacion për viktima të mundshme apo të lënduar.

Gazeta ”Haaretz” raportoi se shpërthimi ndodhi në fabrikën e predhave “Tomer”, e cila ndodhet afër qytetit të Ramla.

Shpërthimi besohet të ketë ndodhur gjatë një “prove rutinë”.

Në një intervistë për gazetat lokale, banorët thanë se kishin dëgjuar zhurmën e një shpërthimi dhe se tymi ishte ngritur nga zona ku ndodhet fabrika.

Fabrika tha se “kjo ishte një provë e kontrolluar”. Hetimet janë duke vazhduar.

Fabrika prodhon raketa dhe municione të mbrojtjes ajrore të cilat përdoren nga sistemet izraelite të mbrojtjes.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb