Forcat izraelite arrestuan 20 palestinezë në bastisjet brenda natës në të gjithë Bregun Perëndimor të okupuar.

Zëdhënësja e Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë, Amani Sarhana tha se “20 palestinezë u arrestuan nga ushtria izraelite mbrëmë”.

Ajo tha se figura me ndikim ishin në mesin e të arrestuarve, por pa dhënë detaje të tjera. “Personat e tjerë u thirrën nga shërbimi inteligjent izraelit për t’u marrë në pyetje”, tha Sarhana.

Sipas banorëve vendorë, anëtari kryesor i Hamas-it, Mustafa al-Shannar, një pedagog në Universitetin An-Najah, u arrestua gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor.

Al-Shannar ishte arrestuar më parë nga ushtria izraelite.

Hamasi, i cili qeveris Rripin e Gazës, ka paralajmëruar më parë për planet e Izraelit për organizimin e një fushate arrestimi masiv kundër grupit të rezistencës përpara zgjedhjeve palestineze këtë vit.

Muajin e kaluar, anëtarët e vjetër të Hamasit, Hatem Naji Amr dhe Omar Barghouthi theksuan se ata ishin kërcënuar nga inteligjenca izraelite me burgim nëse garojnë në zgjedhjet e ardhshme.

Palestinezët do të votojnë në zgjedhjet legjislative më 22 maj, zgjedhjet presidenciale më 31 korrik dhe Këshillin Kombëtar më 31 gusht.

Zgjedhjet e fundit legjislative u mbajtën në vitin 2006 në të cilat Hamasi fitoi shumicën.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb