Izraeli dhe Turqia kanë arritur marrëveshje për të normalizuar marrëdhëniet. Këtë e kanë konfirmuar sot zyrtarët e të dyja vendeve.

Marrëdhënia kishte marrë tatëpjetën në vitin 2010, kur komandoja detare e Izraelit kishte bastisur një anije humanitare në Detin Mesdhe, ndërsa ajo ishte rrugës për në Rripin e Gazës.

Nëntë qytetarë turq u vranë në këtë incident.

Sipas marrëveshjes së finalizuar në fundjavë në Romë, Izraeli ka përmbushur kërkesat e Turqisë për të kompensuar familjet e viktimave turke, duke kontribuar me 20 milionë dollarë në fondin e viktimave.

Ankaraja, në anën tjetër, do të heqë dorë nga paditë penale kundër ushtarëve izraelitë, të përfshirë në incident.

Turqisë po ashtu do t’i lejohet të dërgojë ndihma humanitare në Rripin e Gazës dhe të investojë në projektet infrastrukturore atje.

Gaza kontrollohet nga lëvizja islamiste e Hamasit, e cila bën thirrje për shkatërrimin e Izraelit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: