Pas një rënieje të mprehtë të infeksioneve, Izraeli do t’i heqë pothuajse të gjitha masat për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë tha të martën se rregullat nën të ashtuquajturën Pasaportë të Gjelbër skadojnë sot.

Kjo do të thotë që institucionet publike do të jenë të hapura si për njerëzit e vaksinuar, ashtu edhe për të pavaksinuarit.

Të gjitha kufizimet për vizitat në restorante, dyqane dhe ngjarje kuluturore do të hiqen po ashtu.

Megjithatë, veshja e maskës në ambiente të mbyllura do të mbetet e obligueshme dhe ndalesat për shumicën e udhëtarëve drejt Izraelit do të vazhdojnë.

Vendi me 9 milionë banorë ka zbatuar me sukses fushatën e vaksinimit qysh më 19 dhjetor.

Më shumë se 90 për qind e njerëzve të moshës 50 vjeç e lart janë vaksinuar ose shëruar nga koronavirusi.

Infeksionet e reja në Izrael kanë rënë ndjeshëm muajve të fundit.

Të martën, numri i rasteve të reja me koronavirus ra në nivelin më të ulët në më shumë se një vit. Vetëm katër raste të reja u regjistruan sot. Raste aktive në Izrael aktualisht janë 350./rel

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb