Izraeli ka filluar me lehtësimin e masave kundër pandemisë derisa po zhvillon një fushatë të gjerë vaksinimi kundër COVID-19. Parukeritë dhe disa biznese tjera u hapën të dielën (7 shkurt).

Masat e izolimit ishin fuqizuar në muajin dhjetor të vitit 2020, pasi vendi u përballë me rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus. Që nga dhjetori, më shumë se 3.4 milionë nga nëntë milionë banorët e Izraelit kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Izraeli po vlerësohet se ka fushatën më të shpejtë në botë të vaksinimit, raporton AFP. Pavarësisht nga fushata, Izraeli ka regjistruar një mesatare ditore prej 6.500 rastesh të reja me COVID-19, nga rreth 8.000 në mes të janarit.

Që nga dhjetori, masat e izolimit janë zgjatur katër herë, por janari ishte muaji më vdekjeprurës, me më shumë se 1.000 viktima. Një pezullim i fluturimeve ndërkombëtare do të qëndrojë në fuqi deri më 20 shkurt, së bashku me mbylljen e kufijve tokësorë të Izraelit. Izraelitët e bllokuar jashtë vendit do të jenë në gjendje të kthehen përmes fluturimeve të posaçme.

Izraeli ka regjistruar gjithsej më shumë se 687,000 raste me COVID-19, pëfshirë mbi 5.000 vdekje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: