Izraeli i ka ndaluar për 4 muaj hyrjen në Mesxhid-i Aksa, Ikrime Sabri, ish-myftiut të Kudsit dhe imamit aktual të Mesxhid-i Aksa, e cila ndodhet në Kudsin Lindor nën okupim.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale mësohet se forcat izraelite pas mesnatës bastisën shtëpinë e Ikrime Sabri në Kudsin Lindor dhe i kanë përcjellë shkresën e cila tregon ndalimin e hyrjes së tij për 4 muaj në Mesxhid-i Aksa.

Forcat izraelite gjithashtu kanë thirrur imamin Sabri për të dhënë deklaratën e tij nesër në orën 10:00 sipas kohës lokale.

Edhe të dielën e kaluar forcat izraelite kryen bastisje në shtëpinë e Sabri që ndodhet në Kudsin Lindor duke i dorëzuar atij njoftimin që përmbante thirrjen për të dhënë deklaratën e tij para policisë.

Sabri po të njëjtën ditë dha deklaratën e tij në një stacion të policisë izraelite në Kudsin Lindor dhe atij iu dha dënimi për largim me 1 javë nga Mesxhid-i Aksa me pretendimin se kishte “kryer provokim gjatë hutbesë në ditën e xhumasë”.

Në një konferencë për media më 21 janar, Ikrime Sabri theksoi se Izraeli ka vendosur në objektiv në mënyrë sistematike liderët fetarë dhe ata të opinionit publik.

Sabri, dje shkeli ndalesën e hyrjes për një javë të vendosur ndaj tij nga Izraeli më parë, pasi ai hyri në Mesxhid-i Aksa duke u mbajtur mbi shpatulla nga palestinezët.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb